Report TV - Tahiri: Do shmangen paratë cash gjatë natës në karburante

2016-10-31 1

Viti 2016 do të shënojë fundin e shitjes me operator gjatë natës në karburantet e vendit. Duke nisur nga viti 2017 karburantet në të gjithë vendin do të aplikojnë shitjen me pakicë me vetëshërbim duke hequr kontaktin e parasë ?cash? me punonjësin dhe duke e paguar atë në automat.

Këtë masë sigurie e prezantoi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një tryeze me administratorët e karburanteve me fokus rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
"Operatorë mund të ketë i cili ndihmon dhe asiston konsumatorin, po jo që shkëmben para me konsumatorin. Pra mjafton kjo masë, mjafton kaq për ta bërë me interes zero, për cilindo keqbërës vjedhjen apo grabitjen e një pike karburanti. Kësisoj praktikisht e bën të pamundur. Është njëlloj si sistemi bankar.
Sot ka automate ku mund të tërhiqen para dhe nuk ka operatorë banke që të jep para në dorë gjatë natës. Është njëlloj si shumë sektorë të tjerë të cilët shërbimin gjatë natës e klasifikojnë të automatizuara apo të elektronizuara. Kjo sepse pa asnjë dyshim ka një interes biznesi nga pas, pra një interes të efektivitetit të sipërmarrjes, por ka dhe një interes për investimin e përbashkët të sigurisë".

Free Traffic Exchange