Report TV - Shembet banesa 150- vjeçare në zonën muzeale, evakuohen banorët

2016-10-31 1

Një shtëpi dykatëshe në zonën muzeale të Gjirokastrës është shembur duke rrezikuar jetën e 10 pjesëtarëve të një familje që jetonte në të.

Bëhet fjalë për banesën 150-vjeçare që do të shikoni në pamje, e cila gjendet poshtë kështjellës së qytetit në lagjen ?Partizan?.

10 anëtarët e familjes së Tahir Luke ndodheshin në banesë në momentin që është shembur pjesa anësore e saj, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Në ndërtesën dykatëshe kanë jetuar me qira disa familje, pavarësisht se objekti ishte i papërshtatshëm dhe rrezikohej shembja e tij.

Ndërtesa ishte në gjendje të degraduar prej vitesh, por tërmeti që ra ditët e fundit në Gjirokastër i ka dhënë dhënë edhe goditjen e fundit.