Report TV - Tahiri: Të shmangen paratë cash gjatë natës në karburante

2016-10-31 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një konsultim me operatorët e shitjes së karburantit me pakicë. Ai u kërkoi këtyre të fundit që të shmangin sa më shumë qarkullimin e parave në dorë gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Sipas tij këto dhe të tjera masa do të ulin numrin e grabitjeve të pikave të karburanteve në vend.

Tahiri kërkoi që pikat e karburanteve të përdorin teknologjinë në mënyrë që të mos bien pre e grabitjeve.
?Shërbim dixhital në pikat tuaja dhe pagesat të kryhen në mënyrë elektronik?.

Free Traffic Exchange