Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Plot 343 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar gjatë një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar në Fier, ndërsa në pranga janë vënë 11 persona, 3 janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia e Fierit deklaron se është finalizuar me sukses operacioni i koduar ?Gryka?, ku përveç 343 kg kanabis janë sekuestruar 425 fara kanabis, një armë zjarri gjysëm automatike dhe 75 fishekë model 56.
Droga është sekuestruar në banesat disa prej personave të arrestuar, ndërsa baza për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike shërbente shtëpia e një 81-vjeçari i cili është shpallur në kërkim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-sekuestrohen-343-kg-kanabis-arrestohen-11-persona/