Basha: Front kundër Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria sipas opozitës është shndërruar në një hambar droge. Nga Cerriku, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kultivimi masiv i kanabisit është kthyer në një kërcënim serioz për të rinjtë.?E zeza që kemi përballë shkon përtej përballjes tradicionale mes të djathtës dhe të majtës. Përballë kemi krimin, korrupsionin, arrogancën e paimagjinueshme që prej kohës se diktaturës, që jo vetëm të vjedh e të poshtëron por pastaj edhe të tall dhe të përqesh. Çdo qenie njerëzore me dinjitet minimal nuk e pranon këtë. Ndaj bëjmë thirrje dhe kërkojmë të formojmë një front të bashkuar me Partinë Demokratike. Nëse na bashkon dekriminalizimi, lufta kundër drogës, vota e lirë, nuk duhet të kemi asnjë ngurrim të bashkëpunojmë me këdo, për tu përballur dhe fituar kunder dikujt që bashkëpunon me të gjithë përveç qytetarëve, bashkëpunon me krimin, bashkëpunon me horrat, bashkëpunon me trafikantët, bashkëpunon me narko-trafikantët, bashkëpunon me banditët.Ndaj është koha e një bashkimi të madh e një aleance të madhe qytetare. Partia Demokratike është gati dhe ne se nisim marshimin tonë pa kthim për përmbysjen e tiranisë së krimit dhe varfërisë, dhe kthimin e Shqipërisë në një vend normal ku qeveria iu shërben njerëzve dhe jo anasjelltas.?Lideri i opozitë tha se keqqeverisja, korrupsioni dhe arroganca e pushtetit, po shkatërrojnë ëndrrën e mijëra maturantëve për të vijuar arsimin e lartë.?Droga, krimi, korrupsioni ka një nyje që i mban bashkë dhe ky është Edi Rama. Ky është Edi Rama që merr çarterin për në Hamburg 100 mijë euro, sa katër muaj ndihmë sociale në Cërrik. Ky është Edi Rama i cili tha se nuk do të sjellë mbetjet se janë helme. Tani që ja ka ngrohur xhepin mafia ndërkombëtare e plehrave merr vendime kundër popullit, helme për të helmuar shqiptarët dhe fëmijët e tyre. Ky është Edi Rama i cili po tallet me maturantët. I ka sjellë këtu me vendimet e tij korruptive dhe pa transparencë qe nuk ka guximin t?i kthejë mbrapsht. Një brezi të tërë, 20 mijë të rinj shqiptarë do t?ua djegë ëndrrën?.Basha tha se e ashtuquajtura rilindje urbane tregoi se ishte një projekt për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe se në tre vjet nuk ka asnjë investim serioz t që të përmirësoi jetën e qytetareve.

Free Traffic Exchange