Rama e Vuçiç flasin për sigurinë dhe investimet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thellimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Serbisë dhe Shqipërisë është në interesin e përbashkët pasi kontribuon në stabilitetin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Kështu janë shprehur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama, gjatë takimit që ata kanë mbajtur në kryeministri pas forumit për sigurinë. Dy zyrtarët e larta kanë diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me investimet në të dyja vendet, veçanërisht në fushat e tregtisë, energjisë dhe infrastrukturës të cilat e kanë quajtur si fusha me rëndësi të veçantë. Ata vunë theksin e te autostrada Nish-Prishtinë-Tiranë-Durrës si një nga projektet më madhore mes dy vendeve qe do të nxisë investimet serbe në Shqipëri dhe anasjelltas. Para mbajtjes së aktivitetit promovues të librit të tij ?Kurbani?, Rama ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit. Këndimin në Serbi, kryeministri shqiptar e mbyll me pjesëmarrjen ne forumin ekonomik të Nishit ditën e premte, ku të diskutohen në terma konkretë çështja e marrëveshjeve tregtare dhe investimeve në Shqipëri dhe Serbi.