Gjetja e trupit të pajetë, hetohet pista e vrasjes - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 5 ditësh nga gjetja e trupit të pajetë të Besnik Pudjas në Shëngjergj, krahas dyshimeve të vetëvrasjes policia po heton dhe pistën e vrasjes. Burime pranë uniformave blu thanë se kjo pistë u përforcua më shumë pas konfirmimit të ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për këndin e qitjes së armës. Mësohet se 36 vjecari Pudja ka marrë një plumb pas koke dhe sipas eksperteve, duket e veshore qe ai te ketë qëlluar veten ne ketë pozicion. Ndonëse në duart e 36-vjecarit janë gjetur mbetje baruti, policia pritet të marrë dhe disa dëshmitarë në pyetje për të mësuar me shume per te kaluarën e viktimës. Mësohet se i riu ka jetuar prej disa vitesh në Angli dhe sipas informacioneve të policisë, dyshohet se merrej me trafikim te lendeve narkotikëve në Tiranë. Zona në të cilën u gjet trupi i pajetë i Besnik Pudjas në Shëngjergj prej kohësh është kthyer në një problem për policinë, per shkak te parcelave te mbjella me kanabis sativa.