Meta takim me kryeministrit Cipras - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse pa përmendur konkretisht ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve, si dhe zgjidhjen e çështjes çame, kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit me kryeministrit grek Alexis Tsipras, foli për zgjidhjen e tyre, sipas përkatësisë evropiane. Kryeparlamentari shqiptar theksoi se ashtu si të gjithë fqinjët, edhe Shqipëria e Greqia në historinë e tyre kanë disa plagë, por që nuk dominojnë marrëdhëniet. Për fqinjësi të mirë foli edhe kryeministri grek Tsipras. Por theksoi nevojën për uljen e zërave nacionaliste. Gjatë takimit, kreu i qeverisë së Athinës i premtoi Kryetarit të Kuvendit se do të angazhohet për të krijuar më shumë lehtësira për dokumentet e emigrantëve shqiptarë.