http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
18 shoqata biznesi e konsiderojnë ligjin e ri për anëtarësimin e detyrueshëm në dhomat e tregtisë si një kthim mbrapa në kohë. Në një letër drejtuar presidentit të Republikës Bujar Nishani, për të mos e dekretuar këtë ligj, pjesa më e madhe e shoqatave që përfaqësojnë sipërmarrjet, thonë se ai e kthen Shqipërinë në komunizëm.?Koha kur anëtarësimet në shoqata e organizata bëheshin të detyrueshme, me direktivë nga udhëheqja, i takon një tjetër faqe të historisë së Shqipërisë, faqe të cilën populli shqiptar e ktheu një herë e përgjithmonë 26 vjet më parë. Është e paimagjinueshme që sot, pas 26 vjetësh, të rikthesh dhe një herë në skenën e kujtesës popullore, imazhin e përbaltur e të fort urryer të Bashkimeve Profesionale?.Biznesi pranon se ka edhe modele në vende të ndryshme, siç është Italia apo Austria, të cilat kanë anëtarësimin e detyrueshëm, por dhomat kryejnë shërbime të institucioneve shtetërore.?Dhomat në Itali bëjnë funksionin e regjistrimit të biznesit, licencimit, regjistrimit të aksioneve dhe për këtë paguajnë dhe tarifë. le ti heqë shteti tarifat për në QKR etj dhe ta bëjë.?Por më shumë se çështje tarifash, biznesi druhet se tashmë nuk do të ketë më zë për t?i bërë oponencë qeverisë për nisma ligjore që prekin atë. Në këtë letër të firmosur nga shoqatat më të rëndësishme në vend shqiptare dhe të huaja, konstatohen shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Civile. Sipërmarrësit argumentojnë se nuk janë më të lirë të zgjedhin përfaqësimin e tyre dhe po ashtu nuk zbatohet parimi i Kodit Civil, pasi anëtarësimi në grupime dhe fushata është vullnetar.