Bojaxhi shpall partinë “Sfida për Shqipërinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjergj Bojaxhi, do të jetë drejtuesi i partisë më të re në skenën politike shqiptare. ?Sfida për Shqipërinë?, e cila pritet të zyrtarizohet ligjërisht të premten e ardhshme, do të jetë një force politike e qendrës. Mësohet se ky subjekt politik, do të garojë që në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 me listën e vet të kandidatëve për deputetë.Ndërkohë që nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni politik, të majtë a të djathtë, pasi konsideron partitë tradicionale shqiptare si shkaktare të problemeve të këtyre viteve pluralizëm. Gjergj Bojaxhi, nuk është i panjohur për zgjedhësit, sidomos ata të Tiranës, pasi në zgjedhjet lokale të 2015, ai kandidoi për kryetar të Bashkisë. Në përfundim të asaj gare, Bojaxhi morri mbi 14 mijë vota. Po ashtu Gjergj Bojaxhi ka qene zyrtar i larte gjate qeverisjes se Partisë Demokratike, si dhe drejtues i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Pas zyrtarizimit të forcës së re politike, pritet të zhvillohen edhe takimet me elektoratin në gjithë vendin, si dhe ngritjen e degëve të saj.

Free Traffic Exchange