http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja që të ofron sot qyteti i Laçit, një ditë pas përmbytjeve. Punonjësit e pastrimit dhe bizneset private kanë pastruar rrugët, trotuaret, banesat, ndërsa vijojnë te jene ne gatishmëri mjetet qe punojnë ne zgjerimin e kanaleve kulluese te mbushura nga inertet e sjella nga përroi i Laçit. Ndërkohe qytetarët kane filluar te bëjnë bilancin e dëmeve te shkaktuara nga përmbytjet. Drejtori i rrugëve ne Laç Tonin Kolici thotë se situata e përmbytjeve përsëritet prej disa vitesh. Ndërkohë në fshatin Mali Bardhi rrjedha e ujit ka marre 100 krerë bagëti te imta. Gani Lika thotë se humbja është e konsiderueshme dhe me këtë aktivitet blegtoral siguronte te ardhurat e familjes prej 8 anëtaresh. Ai kërkon mbështetje dhe vlerësimin e dëmeve ne kohe.