MESAZHI NGA RINASI I KARDINALIT ERNEST TROSHANI:BASHKOHUNI PER NJE QELLIM TE SHENJTE

2016-10-28 1

"Zoti e ruajtë atë që më arrestoi". Kështu u shpreh Kardinali shqiptar, Dom Ernest Troshani, 88-vjeç, i sapokthyer në aeroportin "Nënë Tereza". Troshani u shpall Kardinal nga Papa Françesku dy ditë më parë.

Troshani tha se nuk e priste këtë vendim të Atit të Shenjtë, pasi siç theksoi, në meshën e së dielës ishin mbi 1000 përfaqësues të Kishës Katolike nga vende të ndryshme të botës. Në këtë ditë të shënuar për të, Dom Ernest Troshani përcolli edhe një mesazh për atë që e arrestoi 43 vite më parë. "Zoti e ruajttë personin që më ka arrestuar. Të përhapim dashurinë dhe vëllazërinë kudo. Veprat tona të shërbejnë për të mirën e njerëzve. Çdo njeri, vëllazëri, pqqen, lutje, ndihmë, bashkëpunim e harmoni. Mesazhi më i madh është, o zot shtiju mendjen të gjithëve. Veprat e mira e ndjekin shpirtin kudo ku shkon. Katolikë, myslimanë e baktashinj kanë vetëm një zot. Të gjithë besimtarët kemi një zot", u shpreh Troshani, duke shtuar se nuk e priste se do të shpallej Kardinal. "Nuk e kam pritur dhe as nuk më ka shkuar në mendje". "Aty ishin edhe personalitete të tjera, gati 1000 veta dhe nuk më shkonte mendja". Troshani u prit në aeroport nga kryeministri Edi Rama. At Ernest Troshani përloti Papa Françeskun, në vizitën e këtij të fundit në Shqipëri në 21 shtator 2014-ë, me dëshminë e tij për vuajtjet gjatë viteve të regjimit komunist. Ernest Troshani u dënua nga regjimi në vitin 1963, pasi mbajti një meshë në kujtim të ish-presidentit amerikan John Kennedy, pas vrasjes së tij. Dom Ernest Troshani është Kardinali i dytë shqiptar, pas Dom Mikel Koliqit.

Star Plus ka ndjekur nga afër ardhjen ne Shqipëri te Kardinlit Ernest Troshani.

Grupi i xhirimit te këtij televizioni ka realizuar disa lidhje direkte nga Rinasi duke mbuluar live dhe me profesionalizëm ketë eveniment jo vetëm për kishën katolike por për te gjithë shqiptaret.Po kështu Star Plus ka mundësuar për teleshikuesit e saj ,momentet e mbërritjes se Kardinalit, pritjen e tij si dhe konferencën për shtyp dhëne për mediat nga mjediset e aeroportit.Po kështu, ekskluzivisht për Star Plus është shprehur famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku, i pranishëm ne pritjen e kardinalit.

Free Traffic Exchange