Kapet gomonia me 734 kg drogë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një operacion i përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare ka çuar në ndalimin e një tjetër gomoneje me rreth 734 kilogramë me kanabis sativa në Lece të Italisë.Mjeti me dy motorë te fuqishëm është pikasur nga rojet bregdetare italiane, falë ndihmës se helikopterëve të ?Frontex? dhe janë vënë në ndjekje te tij. Efektivët e Guardia di Financas kanë ndjekur dhe me pas kane arrestuar dy drejtuesit e gomones, shqiptaret me inicialet A.P 43 vjeç dhe G.S 39 vjeç. Keta te fundit akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sasia e sekuestruar e drogës, e cila vinte nga Shqipëria, arrin një vlerë mbi një milion euro. Ky është operacioni i dytë brenda pak ditësh i policisë italiane në bashkëpunim me atë shqiptare ku ndalohet dhe sekuestrohet një sasi e tillë droge.

Free Traffic Exchange