Basha: Vota në rrezik nga lekët e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka ngritur alarmin per fenomenin qe kërcënon me shume zgjedhjet ne Shqipëri e qe jane blerja e votes me paratë e drogës dhe krimi. Gjate takimeve me strukturat e Partisë Demokratike ne vore, Basha ka theksuar se standardet e proceseve elektorale do te arrihen atëherë kur shqiptaret te mos kene frike nga krimi kur shkojnë te votojnë.?Që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të mos kenë frikë nga krimi për të hedhur votën ashtu siç duan është e domosdoshme që të thyhet cikli i drogës dhe krimit.Po si erdhi droga dhe krimi?!Edi Rama në fillim mbushi administratën me kriminelë, solli kriminelët në parlament, i vuri në poste kyçe, i bëri kryetar bashkish. Dhe pasi kriminalizoi strukturën shtetërore e ktheu Shqipërinë në një hambar droge. Hambari i drogës tani prodhon me skllavërimin e mijëra shqiptarëve miliona euro për këta kriminelë dhe për Edi Ramën?.Sipas Bashes i duhet dhënë fund lidhjes mes krimit e pushtetit dhe nje prej mënyrave per ta bere kete është zbatimi i ligjit te dekriminalizimit.?Po të zbatohet ligji për dekriminalizimin, Shqipëria nuk do të mbushej me drogë. Po mbi të gjitha është e qartë dhe ju e keni më të qartë se askush tjetër që krimi në pushtet, droga dhe korrupsioni ka një dhe vetëm një qëllim, t?ju marrin votën, t?ju marrin pushtetin. Dhe pastaj me pushtetin që iu marrin prapë t?ju vjedhin, prapë t?ju venë zabërhanë e kriminelë mbi kokë, që kur të vijë radha, prapë t?ju marrin votën. RRUGA e vetme për të ndalur këtë qerthull shkatërrues për shqipërinë dhe shqiptarët është t?i themi Edi Ramës që me ty nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme?. Basha ka theksuar se Partia Demokratike eshte e hapur per çdo shqiptar qe është kundër krimit në pushtet, kundër drogës dhe kundër prishjes dhe kapjes së zgjedhjeve; per te larguar Edi Ramen nga pushteti.

Free Traffic Exchange