Një viktimë në Laç nga përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmbytjet nga reshjet e dendura në të 24 orëve të fundit në Shqipëri kane shkaktuar viktimën e parë në Laç. Ai është Kol Menga 48 vjeç dhe ka gjetur vdekjen, teksa pastronte kanalet në vendin e quajtur ?Kodra e Bushit?.Trupi i viktimës u gjet rreth 300 metra larg vendit ku u mbyt, rreth orës 23:40 mbrëmjen e së hënës. Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e një pjese të madhe të qytetit të Laçit si dhe të Milotit. Raportohet gjithashtu se ka përmbytje edhe në disa fshatra të Mirditës, ndërsa në Kurbin, 150 ha tokë gjenden nën ujë. Për këtë arsye banorët janë mjaft të shqetësuar. Rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në drejtimin e automjeteve, ndërsa kanë sjellë edhe izolimin e banorëve. Niveli i ujit si në Laç, ashtu edhe në Milot, ka arritur 20-30 centimetra, duke depërtuar në katet e para të shtëpive e bizneseve. Mësohet se rreth 50 banesa dhe biznese në qytetin e Laçit ndodhen nën ujë. Gjatë orëve të mbrëmjes, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ndoqi nga afër situatën. Ndërsa bashkia e Kurbinit, ka ngritur shtabin e emergjencave dhe po kryen inspektime ne terren. Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Laç, janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ofrimin e ndihmës në evakuimin e banorëve. Mjetet e bordit të kullimit kanë nisur punën për riparimet e pjesëve të dëmtuara të përroit që doli nga shtrati gjate natës.