http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe Greqia kane qëndrime te kundërta per çështjen çame, por pavarësisht kësaj, per kryeparlamentarin shqiptar Ilir Meta, dy vendet duhet te bashkëpunojnë e t?i lënë pas problemet e se shkuarës. Meta ndodhet per nje vizite zyrtare ne Greqi, ku zhvilloi nje takim me ministrin e Jashtëm Nikos Kotsias. Ai theksoi se interesat e përbashkëta strategjike duhet të prevalojnë mbi çështjet e trashëguara.?Në këtë kuadër unë besoj se për çështjen ?Çame? që ju pyetët, ekzistojnë ende dy qasje të ndryshme le të themi, por unë besoj se me durim dhe mënyrë konstruktive, ne kemi mundësi të ecim për gjithë problemet e së kaluarës drejt një zgjidhjeje ku përfitojnë të dy vendet tona dhe të dy popujt tanë. Por ajo që dua të nënvizoj edhe njëherë është se qëllimi i vizitës sonë është të nxisim akoma më tej frymën pozitive të bashkëpunimit midis dy vendeve tona në mënyrë që të mos humbasim aspak kohë për t?u përballur me sfidat me të cilat ndeshen të dy vendet tona, vendet e rajonit tonë, dhe që janë vendimtare për mirëqenien e qytetarëve tanë?.Meta tha se ka pasur nje përafrim te qëndrimeve persa i përket rishikimit te teksteve te historisë.?Jemi në një proces shumë pozitiv të përafrimit të qëndrimeve për shumë çështje të ndryshme të trashëguara nga e kaluara, ku do të doja të veçoja sidomos çështjen e rishikimit të historisë dhe të teksteve të historisë. Sepse kjo ka të bëjë me edukimin me një frymë tjetër të fëmijëve tanë dhe të rinjve tanë për të ardhmen, jo për të ndryshuar historinë që ka ndodhur, por për të nxjerrë mësime nga ajo që të mos përsëritet më.?Konstruktivitet Meta kërkoi edhe për çështjen e pronave, apo atë te kufirit detar.?Unë besoj se është koha për të gjithë faktorët politik si në Greqi, si në Shqipëri, për t?u përqendruar më shumë tek e ardhmja e përbashkët dhe për t?i diskutuar në mënyrë të qetë, racionale, konstruktive të gjitha çështjet që trashëgojmë nga e kaluara, çështje për të cilat nuk jemi ne përgjegjës. Por ne jemi përgjegjës për të ardhmen e dy vendeve tona, dhe në këtë drejtim unë besoj në përgjegjshmërinë dhe vullnetin pozitiv të gjithë faktorëve për t?i parë me këtë këndvështrim edhe çështjet që trashëgojmë nga e kaluara?.Lidhur me ligjin e luftës, Meta tha se shfuqizimi i tij do të krijonte hapësira për çlirimin e çështjeve të tjera të mbetura pezull. Vizita e Metes ne Greqi vjen ne nje kohe kur ministri i Jashtëm Kozias ka akuzuar komisionin europian se ka trajtuar një problematike si çështja çame, të cilën Greqia nuk e njeh. Përmes nje letre ai e kritikoi Hahn se ka folur për ?çështjen çame?, pa patur referenca te sakta dhe pa zhvilluar konsulta paraprake.