Rritja e pagave e pensioneve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse parimisht Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rënë dakord që Shqipëria të rritë në vitin 2017-të pagat dhe pensionet, delegacioni shqiptar në Uashington po kthehet pa një version të qartë se sa do të jetë kjo rritje. I ftuar në studion e ?Zërit të Amerikës?, kreu i financave tha se qeveria është ende në debate me FMN-në se çfarë hapësire financiare do të ketë për të shtuar pagat dhe pensionet. Aktualisht, financat kanë propozuar për një rritje me 10% të pagave dhe 3% për pensionet, por fjala e fundit, tha Arben Ahmetaj do të jetë e qeverisë.?Nëse FMN në shumë vende debaton uljen e pagave, me ne sot debaton rritjen e tyre. Nuk ka lidhje me zgjedhjet, ka të bëjë me reformat që qeveria Rama ka bërë, ulja e borxhit, defiçtit, për herë të parë defiçiti primar pozitiv. Reforma në pensione, drejtësi dhe territoriale. Në parim, mundësia e rritjes është aty, për shkak të mbledhjes së të ardhurave, por jemi në debat me FMN se çfarë hapësire kemi për të rritur pagat dhe pensionet, pastaj do të jetë një vendim politik i qeverisë se sa do t?i bëjë?.Për herë të parë, Ahmetaj ka zbardhur dhe një pjesë të historisë së të vetmes rafineri të prodhimit të naftës ARMO. Investitorët amerikanë tha ai kanë hyrë në një marrëveshje qiraje me bankat për të përdorur uzinën e Ballshit dhe Fierit.?Bankat kanë të drejtë të këmbejnë kolateralin, dhe ata kanë hyrë në një transaksion privat për ta dhënë atë. Është marrëdhënie qiraje, ka kompani amerikane që do të investojnë. Armo pritet të trajtohet nga ristrukturimi afatgjatë i kredive apo ligjit të falimentit, por kemi një marrëveshje me bankat që të rivitalizojmë atë aset?.Por edhe pse ARMO është një nga borxhlinjtë më të mëdhenj në buxhetin e shtetit, kreu i financave, nuk tha asnjë fjali se si do të bëhet mbledhja e këtyre detyrimeve, të cilat arrijnë në vlerën e 85 milion dollarëve. Përmes fjalëve ai la të hapur mundësinë e ristrukturimit të borxheve të kompanisë, ku sigurisht nëse kjo bëhet do të thotë që buxheti i shtetit të humbë disa miliona dollarë. Ahmetaj tha se marrëveshja me FMN përfundon në shkurt të vitit 2017-të dhe se ka dalë me e suksesshmja e rajonit.

Free Traffic Exchange