Konkurs për 25 magjistratë të rinj - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji i vettingut ka hyre tashme ne fuqi dhe duket se, si per ironi, zbatimi i tij po nis nga dispozitat e fundit. Neni 68 i draftit parashikon konkurs jashtë radhe per 25 magjistratë te rinj ne mënyre qe sistemi te mos vuaje nga gjyqtaret dhe prokuroret qe do te largohen per shkak te vettingut. Per këto 25 kuota te lira, ketë te hëne është zhvilluar edhe konkursi, ku kane marre pjese 157 kandidate dhe ne rrjetet sociale misioni i Bashkimit Europian, Euralius ka vene ne dukje se ky provim po monitorohet nga ndërkombëtaret.?Sot është provimi hyrës i Shkollës së Magjistraturës. Presidenti i Republikës Z.Nishani në cilësinë e tij sipas ligjit të mëparshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nuk i ka shpallur vendet e lira për gjyqtarë të ardhshëm. Megjithatë, legjislacioni i ri parashikon 25 vende. Ndërkohë kanë aplikuar 157 persona. Aktorët ndërkombëtarë monitorojnë pjesën e parë të provimit të hyrjes?.Presidenti i Republikës është ai qe ka ne dore fillimin e procedurave per skanimin e prokuroreve dhe gjyqtareve, pasi ai duhet te shpalle hapjen e aplikimeve per anëtaret e 2 institucioneve qe do bëjnë vettingun; Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit. Sipas ligjit, kreu i shtetit duhet ta beje shpalljen menjëherë, por aktualisht presidenti ndodhet per nje vizite zyrtare ne Itali e me kthimin e tij ne atdhe, pritet te qartësohet procedura qe do te ndjeke Presidenti i Republikës.

Free Traffic Exchange