Prokuroria: 7 vjet e 6 muaj burg babait përdhunues - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtatë vite e 6 muaj burg për Fatos Gurakuqin, i cili akuzohet se ka përdhunuar e vajzës së tij 15-vjeçare. I pranishëm në sallën e gjyqit ishte edhe vetë i pandehuri, i cili i mohoi akuzat. Prokurori Julian Zonja, renditi të gjitha abuzimet e kryera nga 39-vjecari qe sipas pretendimeve të vajzës ka zgjatur rreth dhjetë muaj. Prangosja e 39-vjeçarit u bë pas denoncimit të se bijës, e cila tha para uniformave blu se ishte përdhunuar dhe rrahur nga i ati në periudha të ndryshme kohore. Analizat e AND-së, në laboratorin e policisë shkencore konfirmuan se Fatos Gurakuqi nga Kamza ishte përdhunuesi i vajzës se tij.