Serbet reagojnë për Trepçën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lista Serbe pezullon pjesëmarrjen në qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës. Vendimi është marre gjatë një takimi të anëtarëve të këtij subjekti politik ne Mitrovice, pasi Kuvendi miratoi me 79 vota pro projektligjin për shndërrimin e Trepçës në një shoqëri aksionare, ku 80% të aksioneve i zotëron shteti i Kosovës, ndërsa 20 % punonjësit. Por ky vendim i ligjvënësve kosovar ka sjellë reagimin e ashpër të Listës serbe, e cila ka pezulluar zv/kryeministrin e Kosovës Branimir Sojanovic, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Luborim Maric dhe Dalibor Javtic ministrin për Komunitetet. Në njoftimin për shtyp pas takimit Lista Serbe njofton se ?ne interes të popullit serb, ne nuk pranojmë dhe do të kundërshtojmë dhunën politike dhe juridike të kuvendit dhe refuzojmë çdo vendim lidhur me Trepçën. Sipas Listës Serbe, një draft i tillë duhet të vijë pas një marrëveshje të të gjithë spektrit politike. Parlamenti i Kosovës fillimisht votoi në parim dhe më pas miratoi me 79 vota pro ligjin për minierën e Trepçës. Kjo ndërmarrje ka 23 mijë punonjës shqiptare dhe serb.

Free Traffic Exchange