Librazhd, Rama: Rilindje për periferitë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projekti per Rilindjen Urbane, për kryeministrin Edi Rama, nuk duhet të ndalet vetëm në qendrat e qyteteve, por duhet të shtrihet edhe në periferi, madje në tërë njësinë administrative. Gjatë inspektimit të punimeve në Librazhd, kreu i qeverisë pranoi se ka shumë nevoja, por se çdokush duhet të kuptojë se Rilindja Urbane është një proces i pandalshëm.?Është e vetmja mundësi për të krijuar komunitet, bashkëjetesë, sens përkatësie dhe për t?u shkëputur psikologjikisht nga ndarja dhe izolimi në shumë copa, me 400 komuna e me 400 mijë plagë që në vend që të kuroheshin vetëm u agravuan dhe u infektuan.?Transformimi urban, ka për qëllim rritje të aktivitetit të biznesit aty ku është ndërhyrë.?Ajo që njerëzit nganjëherë nuk e perceptojnë për shkak të propagandë së kazanit është që kjo lloj qasje sjell rritje të ekonomisë lokale, sepse sjell rritje të dëshirës për të bërë biznes të vogël, sjell rritje të dëshirës për të konsumuar dhe patjetër edhe rritje të vetëpunësimit, ose të punësimit të vogël.?Rikualifikimi urban ka prekur hyrjen e qytetit të Librazhdit, një zonë e dëmtuar edhe si pasojë e përmbytjeve nga lumi Shkumbin, ku në jo pak raste janë vënë në rrezik edhe ndërtimet në pjesën e ulët të qytetit dhe bizneset pranë zonës.