http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bilanci i viktimave te uraganit Matthew ne Haiti është renduar dhe shifra e tyre ka arritur ne 842. Skuadrat e shpëtimit thonë se numri mund te jete edhe me i madh ndërsa kane nisur kërkimet ne zonat me te prekura ne jug te vendit. Raportohet se uragani ka shkatërruar 80 perqind te qytetit Jeremie. OKB ka paralajmëruar se 350 mije njerez kane nevoje per ndihma, ndërsa do te duhen dite per te vlerësuar demet e shkaktuara. Uragani ka mbërritur ne brigjet e Floridas ne SHBA, ku ka shkaktuar kater viktima. Guvernatori Rick Scott ka përsëritur se goditja mund te jete e forte dhe përmbytjet nga reshjet, te mëdha. 600 mije shtëpi jane pa energji elektrike, por nuk ka pasur dëmtime te autostradave e rrugëve kryesore. Megjithëse është klasifikuar si stuhi e kategorisë se trete, ekziston shqetësimi se shpejtësia e eres mund te rritet papritur. Presidenti amerikan Obama u ka bere serish apel banoreve ne zonat e rrezikuara te evakuohen. Pas Floridas, Georgias dhe Karolines se Jugut, gjendja e jashtëzakonshme u shpall edhe ne Karolinen e Veriut.