http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Puka, lideri i opozitës Lulzim Basha ka bere përgjegjëse qeverinë per situatën sipas tij alarmante te kultivimit te drogës, qe faktohet edhe nga raporti i Guardia Di Finances ku flitet per 5-fishim te kultivimit te kanabisit krahasuar me nje vit me pare. Gjate takimit me strukturat e partisë, kryetari i PD Basha tha, se droga është alternativa e kryeministrit Edi Rama.?Edi Rama llomotit për orë të tëra por nuk thotë asgjë për krimin që mori pesë jetë njerëzish në dy ditë ndërkohë që ai rrihte gjoksin. Ministrit të tij i ishte trashur gjuha se iu kapën 21 tonë drogë. 21 tonë drogë janë akuza me fakte, për kriminalizimin që Edi Rama i ka bërë shtetit shqiptar. Është prova se demokratët, Partia Demokratike po thonin dhe thonë të vërtetën, që sipërfaqja e kultivimit është shumëfishuar dhe shtrihet anembanë Shqipërisë, si përgjigja e zezë, si alternativa e vetme që Edi Rama u lë fukarenjve që punojnë si skllevër sepse përfitimet i marrin një grusht njerëzish?.Basha ka akuzuar rivalin politik Rama edhe per mosmbajtjen e premtimeve elektorale e veçanërisht per rritjen e papunësisë.?Një Kryeministër që premtoi shëndetësi falas dhe e futi në gjendjen më mesjetare, më të zezë, më të vobektë, më të korruptuar që ka parë shëndetësia në këto 26 vite; Një Kryeministër që premtoi rend dhe siguri dhe që shumëfishoi krimin, drogën, vrasjet, nuk është në gjendje të tregojë një punë konkrete që i vlen qytetarëve, por që i tregohen me gisht me dhjetëra afera korruptive është varrmihëse e shpresës?.Sipas Bashes, tashme është e qarte se koalicioni qeverisës ne keto 3 vjet ka menduar vetem per mënyrën se sit e pasurohet duke i harruar premtimet qe e sollën ne pushtet.