Stop - Zgjidhje per Danielen 11 vjecare, qe iu drejtua “Stop”-it! (07 tetor 2016)

2016-10-28 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Pasi Daniela 11 vjecare nga Mezez Koder iu drejtua me nje leter emisionit ?Stop? per ndihme, ka ardhur dhe zgjidhja per te dhe familjen e saj.Pastori Paulin Vilajeti ka ofruar 10 mije leke te reja ne muaj per nje vit per familjen e varfer.Po keshtu jane siguruar ndihma te tjera nga qytetare brenda dhe jashte Shqiperise per rastin ne fjale. Me pas nje hitparade me situata absurde nga realiteti yne.

Kronika e plotë:

Pas letrës prekëse të Danielës 11-vjeçare drejtuar emisionit ?STOP? ku I kërkonte ndihmë për gjendjen në të cilën ndodhej ajo dhe familja e sa ka patur mjaft reagime. Të shumtë kanë qenë ata të cilët janë sensibilizuar me rastin e kësaj familje që jeton në kushte të mjerueshme, në një shtëpi të improvizuar me kartonë.
Një ndër kontribuesit është pastori Paulin Vilajeti i Qendrës së Krishterë Shqiptare i cili ka vendosur t;I japë familjes për një vit 10 mijë lekë të reja në muaj.

Një emigrant shqiptar gjithashtu ka dërguar 500 euro për familjen e Danielës.

Gjithashtu të shumtë kanë qenë ata të cilët çdo ditë kanë dërguar ushqime dhe veshëmbathje në banesën e tyre.

Paulin Vilajeti: ?Pasi pashë rastin e Danielës 11-vjeçare, në fakt u prekëm jashtëzakonisht shumë edhe mundohemi që raste të tilla të kemi mundësi të ofrojmë ndihmën tonë. Kuptohet ne nuk mund ta shpëtojmë Shqipërinë nga varfëria por mund të bëjmë diçka dhe vendosëm që Danielës bashkë me familjen e saj për një vit t?i japim nga 10 mijë lekë të reja që në këtë mënyrë të kenë mundësi që të kapërcejnë një cik situatën në të cilën ata ndodhen. Uroj që edhe njerëz të tjerë në Shqipëri ta bëjnë një vepër të tillë. Varfëria është një mallkim edhe kur ne ndihmojmë që ajo të largohet, unë besoj që kemi bërë atë ç?ka Zoti thotë.?

Për mikrofonin e ?STOP? prindërit e Danielës shprehën mirënjohjen e tyre për zemërgjërësinë e të gjithë atyre që kontribuan dhe dëgjuan thirrjen e vogëlushes së tyre për ndihmë.

Free Traffic Exchange