Kontroll nga ajri hashashit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Monitorimi ajror me Guardia di Finanza ka identifikuar 2086 parcela me kanabis krahasuar me 1386 të tilla vitin e kaluar ndërsa sipas policisë janë asgjësuar 99.8 perqind e territorit të mbjellë me hashash. Në prezantimin e shifrave të operacionit antikanabis me partnerët e Guardia Di Finanza, kreu i policisë Haki Çako tha se në vitin 2013 përqindja e zonave të shkatërruara nga policia ishte 7.5 ndërsa për dy vitet e fundit, mbi 99 perqind. Përqindja e lartë e parcelave të asgjësuara sipas kreut të policisë kriminale Italiane përkthehet në numrin e shtuar të fluturimeve.Antonio Molinari: Te dhenat qe ilustroi koloneli duhet te lexohen me te njejtat parametra. Teknologjia ka ndryshuar, kete vit kemi pasur nje risi edhe me pranine e fares vietnameze, numri i oreve te fluturimit mbi plantacione eshte rritur e te dhenat perfundimtare mund te na genjejne. Por nje gje eshte e sigurte se parametrat ndryshojne nga viti ne vit.Por ajo që ka qenë një problem për policinë shqiptare ka qenë një lloj kanabisi që rritet 18-45 ditë dhe që ka pasur një sipërfaqe 70 % më shumë se kanabisi i zakonshëm. Për autoritete Italiane trafiku i kanabisit që nga kultivimi e deri në shitje ka qenë një proces mjaft i vështirë për tu çrrënjosur dhe në Itali.Sipas kolonel Joselito Minutos vetëm në rajonin e Puglias u deshën 20 vite e i pyetur nga Vizion Plus se sa i duhet Shqipërisë, Minuto i përgjigjet kështu: Shpresoj se do duhen me pak vite. Në mbyllje, koloneli nuk kurseu batutat kur sugjeroi se cila është mënyra më e mirë e zhvillimit të pronës në Shqipëri. ?Nëse une do te kisha nje toke ne Shqipëri, nuk do ta shfrytëzoja per te mbjelle grurë, por lende narkotike?.

Free Traffic Exchange