“Drejtësia” pas miratimit të 6 ligjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy vjet debatesh, tashme mund ta themi me siguri se nga nesër, sistemi i drejtësisë ne Shqipëri nuk do te jete i njëjti. Paketa prej 6 ligjesh ngre jo thjesht institucione e mekanizma te reja, por sjell nje koncept te ri te dhënies se drejtësisë. Ligji i pare e me i rëndësishmi është ai per ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?. Minimumi 10 prokurore speciale dhe 10 gjyqtare te posaçëm do te punojnë per te luftuar korrupsionin e ministrave e ish-ministrave, kryeministrave e ish-kryeministrave e çdo funksionari te larte; ndërkohe qe anëtaret e Byrosë Kombëtare te Hetimit do te trajnohen per 6 muaj ne Shtetet e Bashkuara e ne 2 vitet e para një komisioni i përbërë nga ekspertë te Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do te mbikëqyrin punën e Byrosë Kombëtare te Hetimit. Nga nesër, nuk do te ekzistoje me Këshilli i Larte i Drejtësisë, por do te kemi nje Këshill per gjyqësorin e nje per Prokurorinë; do te kemi nje inspektor te larte drejtësisë e do te kemi nje këshill emërimesh qe do te beje renditjen e kandidateve per Gjykatën Kushtetuese; dhe ndoshta vitin e ardhshëm per te paren here, nuk do te këtë zhurme politike e mediatike per zgjedhjen e Prokurorit te Përgjithshëm, pasi tashme ai ka shume pak kompetenca. Por pas këtij momenti, prokuroret e gjyqtaret nuk do t?i nënshtrohen thjesht kontrolleve te rrepta ata do te kenë edhe paga e pensione dinjitoze. Me kalimin e 7 ligjeve duke përfshire edhe ate te vettingut eshte mbyllur faza e pare e reformës ne drejtësi dhe tashme është gati zbatimit i saj.

Free Traffic Exchange