Burg për vrasësin e dyfishtë Miklovan Parubi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg autorin e krimit të dyfishtë në Shkodër, Miklovan Parubin dhe bashkëpunëtorin e tij Marcel Shpijati. Para togave të zeza, Parubi tha se qëlloi ndaj shokëve te tavolinës, pasi ata e kishin tallur dhe vënë në lojë. Ndërsa Marcel Shpijati, tha se e ndihmoi Parubin, pasi kishte frike se mos ai e vriste. Masa e sigurisë për autorin dhe bashkautorin është dhënë me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe të afërm të viktimave, ndërkohë që babai i Parubit është transportuar nga forcat e policisë në Gjykatë. Ngjarja e rende ndodhi mbrëmjen e se hënës, kur Miklovan Parubi qëlloi me kallashnikov shokët e tij, duke lene pas dy te vrare e katër te plagosur