Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
Te ftuar: Luan Hajdaraga, Grida Duma, Ardit Bido, Iva Tiço, Leonard Solis, Linda Meniku
Kur dëgjojmë fjalën ?zili?, në përgjithësi mendja na shkon te kuptimi i saj negativ, aq më tepër që ?zilia?, në fenë katolike, por me gjasë edhe në të tjerat, cilësohet si njëri prej shtatë mëkateve më të mëdha nga burojnë gjithë mëkatet e tjera.
Kjo është arsyeja që, në letërsi, ekzistojnë një numër shprehjesh alegorike për zilinë; kështu, flitet për demonin, përbindshin e zilisë, për gjarprin apo gjarpërinjtë e saj, për helmin, shigjetat e helmatisura, kthetrat e saj, etj., etj.
Pikërisht në lidhje me këtë temë, ka folur edhe pedagogia e UT-së, Linda Meniku. Sipas saj, shenjat e përhapura të zilisë në shoqëri, tregojnë se ne jemi një shoqëri e frustruar.
Shpirtërisht, kur mendojmë, pra, se edhe ne duhet të punojmë si ai për të jetuar si ai, zilia jonë përbën një shtysë që mobilizon tek ne energjitë pozitive; në të kundërt, nëse, të paaftë për të arritur nivelin e jetesës ose të famës të personit në fjalë, ne urojmë që ai të rrënohet financiarisht dhe/ose moralisht, e të bëhet lypës, ndoshta edhe më keq, të pësojë një aksident e të vdesë, atëherë zilia jonë është një shtysë që zgjon tek ne energji negative.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido theksoi se ne jemi pjesë e një shoqërie, prandaj dhe krahasimi mes njerëzve është i pashmangshëm. Sipas Bidos, problemi më i madh është standardi me të cilin ne krahasohemi, dhe kjo ka të bëjë shumë me shoqëritë e ndryshme, nëse në një shoqëri standardi është individualiteti, atëherë paragjykimi është pashmangshmërisht më i ulët, spese ti e pranon se tjetri mund të jetë shumë më ndryshe nga ty, panevojën për ta detyruar atë që të konkurrojë brenda asaj që ti ke në mendje.
Ai tha se në një shoqëri e cila vjen pas 50 viteve ku standardi ishte një simbolikë e caktuar, një veshje e caktuar me ca flokë të caktuara dhe me të ardhura të caktuara, pra nuk ekziston individualiteti, vjen natyrshëm që elementi krahasimor, të jetë pashmangshmërisht i lidhur me diçka të unifikuar.
Grida Duma ka theksuar në Opinion në lidhje me temën e debatit mbrëmjen e sotme, se zilia është një fenomen që ndodh brenda çdo njeriu, dhe në vazhdën e kësaj ideje, nuk ka shpëtuar as ajo. Të paktën kështu thotë. Sipas Dumës, duke marrë edhe spunto nga një moment që Solis tha pak më parë në lidhje me një thënie mbi ndjenjën e zilisë, ku: e pi ti helmin dhe vdes tjetri. Ajo tha se nuk është absolute kështu, sepse, shkarkon energji negative të madhe, tejmbushja me ambjent ziliqar është e pamundur të mos influencojë, madje edhe ai që është objdekt i zilisë.
Për Luan Hajdaragën, zilia është një ndjenjë të cilën nuk e përjashtojmë nga qënia e njeriut. Sipas Hajdaragës, njeriu bëhet ziliqar për ato fakte, ndodhi ose suksese të cilat e vënë në vështirësi një individ përballë një tjetri që i ka arritur ato.
?Zilitë përgjithësisht janë personale, ...