http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dërgimi ne Gjykatën Kushtetuese te ligjit te Vettingut ka sjelle nje prej përplasjeve me te forta mes Partisë Demokratike dhe Ambasadës Amerikane ne Tiranë. Përballe paralajmërimit te ambasadorit amerikan Donald Lu ne lidhje me goditjen e ligjit ne gjykate; kryetari i demokrateve Lulzim Basha e ka beret te qarte se diplomati amerikan nuk mund t?i tregoje opozitës se cfare te beje.?Nuk pres nga asnjë ambasador të më tregojë cila është detyra kushtetuese e PD, e opozitës apo e imja si qytetar. Ambasadorët kanë detyrën e tyre, unë kam detyrën time dhe e kam kryer me ndërgjegje të plotë?.Këtë deklarate lideri i opozitës Basha e beri ne përfundim te mbledhjes se grupit parlamentar, ku u vendos goditja ne Gjykate Kushtetuese edhe e nje ligji tjetër te reformës ne drejtësi; ligjin qe parashikon ngritjen e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë.?Ne do të kërkojmë dhe do të arrijmë me të gjitha format, duke përfshirë edhe format kushtetuese prevalimin e amendamenteve kushtetuese të votuara me konsensus dhe me mbështetje euro-amerikane me datë 22 korrik. Dhe jo paçavuret e mafies dhe korrupsionit dhe shërbyesve të tyre të cilët kanë arritur përmes këtyre ligjeve të rikthejnë duart e qeverisjes, duart e qeveritarëve të korruptuar në strukturat të cilat Kushtetuta i kërkon të pastra nga ndërhyrja e ekzekutivit. Dhe do të pastrohen nga ndërhyrja e ekzekutivit duke filluar me strukturat e vetting-ut.?Te enjten ne séance plenare do te votohen 6 ligjet baze te reformës ne drejtësi; por demokratet do te votojnë pro vetëm per ligjin e SPAK; i cili parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit, Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, te cilat kane ne fokus luftën kundër korrupsionit tek zyrtaret e larte.