http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëkura e një qengji të bërë kurban, një filxhan kafeje ku sheh fatin, një histori internimi dhe një tavolinë ku vakti është vetë vetëvrasja janë vetëm disa nga ndjesitë që ka dashur të zgjojë tek gjithkush Oltsen Gripshi. Një ekspozitë që hapi dyert per publikun pasditen e se mërkurës nuk mungon një çarçaf i bardhë që vetëvritet, një tentativë për të mos pranuar atë që jemi, apo një thirrje kundër shkatërrimit të natyrës. Një peshore ku në njërën anë është vendosur zemra dhe në anën tjetër truri, shënon filozofinë e çdokujt prej atyre që duan ta shijojnë artin e tij pa qenë nevoja për të përdorur një nga gurët aty ku ?duhet? të anojë peshorja. Ekspozita që përcjell ngjizjen, vdekjen, natyrën, internimin, hakmarrjen që mbyll jetë brenda kafazeve apo torturat e unit për të qenë dikush tjetër do ta gjeni të hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve deri më 20 tetor.