“Aleancë me qytetarët kundër Ramës” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hapja e Partisë Demokratike dhe aleanca me qytetaret është rruga qe demokratet te fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky është vizioni qe lideri i opozitës Lulzim Basha, ka shpalosur para strukturave te partisë ne Berat, ku ka theksuar se bashkimi i të gjithë faktorëve dhe kontributeve të partisë me kedo qe ndan shqetësimin për zgjedhje të lira do te çoje drejt fitores ndaj kartelit të drogës e korrupsionit qeveritar. Nga Berati, kryetari i PD Basha, ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama, i cili ne 3 vjet s?ka mbajtur asnjë premtim per bujqësinë.?Pasi e ka telendisur, e ka lodhur, e ka varfëruar në pikën ku i ka zhytur në borxh pas borxhi, ka dalë t?iu thotë fshatarëve që me të vërtetë s?kam bërë gjë për fshatin por tani po ju hap mundësinë që të merrni kredi. Po shteti i këtij 100 milionë euro iu dha 11 njerëzve, klientë të Edi Ramës, ndërtuesit të vilës së Surrelit, ndërtuesit të vilës së dardhës, ndërtuesit të vilës së Durrësit dhe një grusht Sadrinjsh. Për 1.5 milionë fermerë nuk paska subvencione? 92 milionë të tjera i bëri rrush e kumbulla për zyra, për kolltuqe, për perde, për makina. A për fermerët nuk paska? Për fermerët shkoni e merrni kredi. Ed mashtruesi ka hapur thesin e gënjeshtrave se po vjen ora e përballjes me qytetarët dhe e di fare mirë që jo vetëm nuk ka përmbushur asnjë premtim, por iu ka rënë hasha të gjithë premtimeve që iu ka bërë duke përfshirë së fundmi edhe çështjen e importit të plehrave.?Perballe këtij realiteti, Basha ka shpjeguar programin e PD per bujqësinë.?Programi ynë për bujqësinë do të përbëjë 1.5% të prodhimit të brendshëm bruto, ku një pjesë do të shpenzohet për infrastrukturën në funksion të zhvillimit rural, kanalet vaditëse, ujitëse, rrugët e aksesit, tregjet, infrastrukturën përpunuese?.Sipas Bashes, nese PD fiton zgjedhjet 100 milionë euro do të jepen subvencione për fermerët ne mënyre qe këto para te kthehen në mirëqenie dhe të rrisë vendet e punës.