http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti socialist, Ervin Bushati, i propozon Ministrisë së Financave një rritje të pagave në nivelin 10% dhe rritje me 3% të pensioneve. Në një intervistë për Vizion Plus, Bushati arsyeton se tashmë është koha e duhur për t?u bërë kjo rritje, pasi vendi është futur në fazën e stabilitetit ekonomik. Ai thotë se institucionet janë duke parë propozimin e tij. Socialisti, nuk e përjashton mundësinë edhe të një përshkallëzimi që mund t?i bëhet rritjes së pagave sipas nivelit të tyre. Kjo rritje thotë Bushati, nuk po ndodh për arsye elektorale. Ministria e Financave do të bjerë fillimisht dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar për sasinë e parave që do të jepen për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe më pas do të bëjë rritjen sipas kategorive. Një delegacion shqiptar është nisur për takimet vjetore me fondin në Uashington. Financat kërkojnë që për 2017-ën të ulin borxhin, të rritin shpenzimet dhe të ruajnë nivelin e deficitit pa rritur taksat, plane të vështira që FMN t?i pranojnë të gjitha.