Tahiri akuzon “Frontin e të keqes” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, iu rikthye akuzave drejtuar opozitës apo frontit të së keqes në të cilën përfshiu dhe prokurorinë e mediat. Gjatë fjalës ne ceremoninë e dhurimit te 11 makinave elektrike nga OSHEE për policinë e shtetit, Tahiri tha se ky investim, nuk do t?i shkonte asnjëherë në mendje qeverisë së kaluar.?Jam shumë i bindur se sot ka pak nga ata që mendojnë se ?Fronti i të keqes? është vetëm brenda SHQUP-it, ka shkuar shumë përtej sesa SHQUP-i. Ka shkuar në segmente të caktuara të medias, madje dhe ?burime të Prokurorisë? janë bërë si qytetari dixhital. Edhe sot mbase e gjejnë diçka për të synuar të bëjnë pis Policinë e Shtetit dhe punën tonë. Me siguri do dalë ndonjë portal, gazetë, ndonjë konferencë shtypi te SHQUP-i, që të hedhë një akuzë apo pak baltë tek puna jonë. Kjo është fare e natyrshme. Është shenja më e mirë e dëshpërimit e të gjithë atyre që deri dje nuk bënin dot këto që bëjmë ne dhe të gjithë atyre që nuk kanë sesi pajtohen dot me rezultatet tona?.Sipas Ministrit të Brendshëm Fronti i së keqes sulmon ata që, nuk i ka në shërbim.?Kjo është një sfidë që kurrkush nuk e ka filluar në të kaluarën. Ne e kemi filluar e do e çojmë deri në fund me shumë sukses. Jemi shumë të bindur që kemi besimin e shqiptarëve të ndershëm që e duan këtë vend më të drejtë. ?Fronti i të keqes? sulmon të gjitha ata që nuk i ka në shërbim. Akuzat dhe përbaltja nga ?Fronti i të keqes? shkojnë ndaj atyre që nuk i kanë në shërbim. Në këtë kuadër unë jam shumë i lumtur që Policia e Shtetit është në shërbim vetëm të qytetarëve. Dhe ?Fronti i të keqes? ka mundësinë që të bëjë punën e vet, makinat elektrike do ecin para?.Automjetet elektrike do të shërbejnë për patrullime ndërqytetëse, ndërsa shpejtësia maksimale arrin në 160 kilometra në orë. Një automjet i ri qe kushton 37 mije euro, përshkon 260 kilometra me nje karikim te vetëm te baterisë.

Free Traffic Exchange