http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sasi rekord hashashi është kapur nga policia e Vlorës mbrëmjen e së martës. Operacioni i përbashkët i Policisë dhe Prokurorisë se Krimeve të Rënda, u zhvillua midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë. Aty u zbuluan parcelat me kanabis, vendi ku bëhej tharja e bimëve, si dhe disa arme zjarri. Brenda 6 kasolleve u gjeten rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje, si dhe rreth 5250 rrënjë kanabis të mbjella në lugina e zona të thella, rreth 2 orë larg qendrave të banuara. Sipas policisë, droga e bere gati, do të nisej mëngjesin e kësaj te mërkure drejt Italisë. Por gjate operacionit, janë arrestuar edhe 6 persona, të cilët u kapen në magazinat e kanabisit. Ata janë Shkëlqim Koçiaj, Arjan Hasanaj, Klajdi Imeri, Taulant Haxhiraj, Albert Aliaj dhe një 18 vjeçar me inicialet XH.B. Ndërkohë, katër persona të tjerë, mes tyre dhe një agjent policie i krimit ekonomik, janë shpallur në kërkim. Burime te policisë, thane se pak kohe me pare, parcelat me hashash te zbuluara sot, ishin raportuar si te asgjësuara. Nga hetimet e para, rezulton se droga është kultivuar nga nje grup i strukturuar kriminal, pasi u gjeten edhe 3 armë zjarri, 2 krehra me fishekë, si dhe veshje te posaçme e sende të tjera.