Greqi, vlerësohet Ilirjan Zhupa - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per vlerat e poezisë se tij Ilirjan Zhupa është nderuar me nje çmim prestigjioz, duke u renditur përkrah disa emrave te njohur te letërsisë europiane. Ne nje ceremoni te mbajtur ne ishullin grek te Salamines, nen kujdesin e UNESCO-s, poetit shqiptar iu dorëzua çmimi ?Aleksandri i Madh?. Ky sukses per Zhupen erdhi thuajse nje vit pas publikimit te vëllimit poetik ?Të gjallë dhe të vdekur?, te cilin e botoi pas nje heshtjeje 25-vjeçare. ?Ilirian Zhupa, poet dhe diplomat, u afirmua që në moshë të re si një nga zërat më të veçantë poetikë, ndërsa sot vlerësohet si një ndër figurat madhore të poezisë bashkëkohore shqipe, me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare?, theksohej ne motivacionin e çmimit. Falenderimin per ketë çmim, poeti zgjodhi ta bënte duke recituar nje poezi te shkruar prej tij ne shqip dhe greqisht. Ky ishte edicioni i 32 i ndarjes se çmimeve ?Aleksandri i Madh?, qe jepen çdo vit per personalitete me kontribut ne fushën e kulturës dhe të artit, shkencës dhe humanizmit, por edhe për brezat e rinj.