Shtohen rastet e armëmbajtjes pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bektash Muka i arrestuar pak kohe me pare për armëmbajtje pa leje, arriti t?i shpëtonte policisë, ndërsa u deshën disa muaj që në ndjekje e sipër ai të prangosej pranë zonës së njohur si ?Komuna e Parisit?. Ndonëse mbi të rëndon dhe akuza e mosbindjes së urdhrit të policisë ai mund t?ja hedhë paq për armëmbajtjen pa leje. Dënimi për të fillon që nga gjoba. E njëjta histori dhe me Marsel Sulin, i cili plagosi me thike një bashkëmoshatarin e tij në oborrin e shkollës së mesme ?Çajupi?. Krahas akuzave të plagosjes ajo e armëmbajtjes pa leje është e papërfillshme. Vetëm pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë rritjen e marzhit të dënimit për këtë vepër penale, por për policinë numri i atyre që janë kapur është dyfishuar.Sipas shefit të sektorit për rendin publik, Idriz Daulle, vetëm gjatë dy muajve të fundit në Tiranë u shënuan 42 raste të armëmbajtjes pa leje, ndërsa fenomeni është shqetësues. Për këtë, policia ka nisur kontrolle në të gjithë vendin. Pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë për shtimin e masës së dënimit për rastet e mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivit nga 5-8 vjet burgim dhe në rrethana rënduese nga 15-20 vjet burgim, kur armët a eksplozivi mbahen e transportohen për qëllime kriminale. Vetë Ministri i Brendshëm, Tahiri, deklaroi se do të amendojë sërish ligjin, i cili pritet të vijë i ngjashëm me modelin amerikan. Sipas tij, dënimet alternohen mes mbajtjes së armës në brez në automjet dhe banesë. Aktualisht, kodi penal parashikon që për rastet e armëmbajtjes pa leje dënohesh me gjobë ose me burgim deri në 7 vjet.

Free Traffic Exchange