http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo çdo politikë e qeverisë në ndihmë të fermerëve ka pasur rezultatin e parashikuat. Në takimin me fermerët në Drithat të Maliqit, kryeministri Rama ka pranuar se skema e rimbursimit të TVSH-së dhe cilësia e kimikateve për bujqësinë, do ndryshojë, pasi nuk ka qenë eficiente. Kryeministri u ndal tek puna për rehabilitimin e kanaleve ujitëse. Ndërsa për zhvillimin e bujqësisë, ai ritheksoi se qeveria do të luaj rolin e ndërmjetësuesit me bankat e nivelit të dytë, me qëllim që fermerët të marrin kredi të buta. Por një problem që ende ekziston, tha kreu i qeverisë mbetet shpërndarja e titujve të pronësisë. Turizmi sipas kryeministrit është një ndër sektorët që sjell fitime. Duke marrë si shembull një pikë turistike në Maliq, Rama thumboi paraardhësin e tij.