Një ditë më pas Dajçi është i ngrysur. Në 25 vite rastet e vrasjeve kanë qenë shumë të rrallë në atë zonë.
Shumë prej banorëve ende nuk e besojnë se 4 persona janë plagosur dhe 2 të tjerë janë vrarë nga Miklovan Parubi. Djali 15 vjeçar i Ariet Saitit që humbi jetën nga plumbat ka parë përmes kamerave të sigurisë gjithçka që ka ndodhur. Pamjet e ngjarjes së rëndëm ku mbetën të vrarë Gacalin Kopshti, Ariet Saiti dhe të plagosur Aleks Prendi, Vincens Kopshti, Ndok Marku, Kitas Molla i ka sekuestruar policia për të zbardhur ngjarjen e plotë. Forcat e FNSH dhe policisë kanë rrethuar të gjithë zonën e Dajçit derisa Miklovan Parubi u arrestua. Policia përmes një njoftimi zyrtar ka vendosi përpara arrestimit një shpërblim prej 500 mijë lekësh për ato që jepnin informacione të sakta se ku mund të ishte shtetasi Miklovan Parubi. Përpara se të arrestohej autori, policia ka vënë në pranga edhe një person tjetër, 30 vjeçarin Marçel Shpijati që mendohet se ka ndihmuar Parubin në vrasjen e dy shtetasve dhe plagosjen e 4 tjerëve. Autori, dy viktimat dhe 4 të plagosurit njiheshin më përpara dhe kishin edhe shoqëri por ngatërresa e momentit ka çuar në përdorimin e armës duke shkaktuar edhe ngjarjen e rëndë.