http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka shfrytëzuar qëndrimin në Tiranë, për t?u takuar me Liderin e opozitës Lulzim Basha dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Gjatë takimit që zhvilloi me kreun e demokratëve, Thaçi shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin per Bashen për kontributin e tij në realizimin e projektit madhor ?Rrugës së Kombit?. Si lideri i opozitës, ashtu edhe kreu i shtetit te Kosovës, theksuan domosdoshmërinë për më shumë aktivizim të diplomacisë shqiptare në ndihmë të Kosovës, në procesin e njohjeve nga vende, që ende se kanë bërë nje gje te tille. Në takimin e zhvilluar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u theksua se zbatimi i marrëveshjeve dhe projekteve konkrete për qeverisjen lokale.Erion Veliaj: Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që pritëm presidentin e Kosovës, mikun tonë Hashim Thaçin, mikun e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Kjo është shtëpia jote e dytë dhe jemi gjithmonë të lumtur të presim në Tiranë. Më vjen mirë se kemi pasur disa rastësi shumë të bukura këtë javë: Sapo kemi përfunduar rrugën më të mirë, më të bukur dhe më të çmuar në qytet, quhet rruga e ?Kosovarëve?. Mezi pres që bashkë me ambasadën t?ia kushtojmë posaçërisht miqësisë me Kosovën, për të gjitha njohjet, krushqitë, vëllazëritë dhe familjet që janë krijuar nga kjo lidhje. Rruga e vendosur në një zonë shumë të bukur të Tiranës, pranë liqenit, por një zonë që ka edhe shumë histori, sepse aty ka qenë kampi më i madh i refugjatëve nga Kosova në Tiranë dhe ndoshta ka qenë momenti ku çdo shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës është ngritur në lartësinë e thirrjes së kombit dhe vëllazërisë për njëri-tjetrin.Hashim Thaçi: Edhe për mua është një kënaqësi e veçantë që sot takohem me mikun, vëllain, kryetarin e Bashkisë në Tiranë, të cilin dëshiroj që ta uroj dhe përgëzoj për punën e tij të shkëlqyer, brilante dhe fantastike që po bën për të ndryshuar dhe modernizuar Tiranën, që secilin prej nesh të na bëjë të ndihemi mirë dhe shumë krenarë me Tiranën e re, me Tiranën europiane. Një Tiranë të cilën e kemi ëndërruar, shpresuar të gjithë, e këtë ëndërr të të gjithëve ne, po e bën realitet Erioni. E uroj dhe e përgëzoj, urimet më të mira!?, u shpreh Presidenti Thaçi në fjalën e tij.Gjatë kësaj vizite, presidenti Thaçi eshte pritur me protesta. Teksa kreu i shtetit vendoste kurora me lule ne memorialin e Adem Jashari mëngjesin e se martës, nje grup te rinjsh hodhën parulla kundër tij.