Goditet banda italo-shqiptare, në pranga 16 vetë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje organizate ndërkombëtare trafikantesh italo-shqiptare te lendeve narkotike është neutralizuar ne Rimini. Policia italiane ka ndërmarre operacionin me emrin e koduar ?100 %? duke arrestuar 16 persona. Krahas te ndaluarve jane sekuestruar 10 kilogramë kokaine, 90 kilogramë heroine dhe 2 tone hashash. Gjithashtu efektivet e Guardia Di Financa kane vene sekuestron dhe per mallra dhe para ne vlerën 5 milionë euro. Sipas uniformave blu, droga transportohej ne Itali përmes detit me motoskaf nga trafikante shqiptare, rumunë dhe italiane. Me pas ajo trafikohej brenda dhe jashtë vendit. Sipas policisë italiane, hetimet per kete grup kriminal kane nisur qe ne vitin 2013. Ata paralajmëruan arrestime te reja ne ditet ne vijim.