Shkodër, dy të vdekur e katër të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një lojë pokeri dyshohet se ka qenë ?molla e sherrit? që solli tragjedinë me 2 të vdekur e 4 të plagosur mbrëmjen e së hënës në një lokal në Dajç, në Shkodrës. Viktimat janë Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Ndërsa katër të plagosurit janë Ndok Marku, Vinçens Kopshti, Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të cilët janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.Ndërsa autori i kësaj ngjarje është identifikuar Miklovan Parubi, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Dëshmitaret, ne vendin e ngjarjes i thane policisë se Parubi me automatik ne dore, hyri brenda ambienteve të lokalit, pak përpara orës 23:00 dhe hapi zjarr në drejtim të një tavolines, ku ndodheshin gjashtë persona. Pasi qëlloi me breshëri në drejtim të tyre, autori u larguar menjëherë. Mësohet se me herët, ai kishte qene ne te njëjtën tavoline, ku kishte nisur edhe konflikti për lojën e bixhozit mes tij. Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) bllokuan akset dalëse nga Dajçi në drejtim të Shkodrës. Kërkimet për kapjen e 33-vjeçarit janë shtrirë në zonën e Nënshkodrës. Policia konfirmon zyrtarisht se autori i krimit te rende, njihet si përdorues droge me probleme emocionale. Por ndërkohë, po hetohet edhe nje konflikt i mundshëm per shkak te parcelave te drogës. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka vendosur një shpërblim prej 500.000 lekësh, për çdo informacion që çon në saktësimin e vendndodhjes së autorit, duke ruajtur anonimatin.

Easy Viral Banner Traffic