Vret fqinjin për një gardh - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti për pronën, vijon të jetë një nga shkaktarët kryesorë të vrasjeve në vend. Një 57-vjeçar është vrarë me thikë nga fqinji i tij, mbrëmjen e së hënës në fshatin Ploç të Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 dhe viktima është Ilir Kadare 57-vjeç. Ai është goditur disa herë me thikë, pas një konflikti me fqinjin e tij, Mystehak Selimaj 54 vjeç. Kadare është dërguar me urgjencë për spitalin rajonal të Vlorës nga bashkëfshatarët e tij, por për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa minuta pas mbërritjes në repartin e urgjencës. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e Mystehak Selimi. 54-vjeçari eshte gjendur ne banesën e tij bashke me thikën, me te cilen kreu krimin. Autori dhe viktima ishin konfliktuar disa here, vetëm per nje gardh qe ndante pronën e tyre ne fshatin Ploç, ku ata banonin.

Free Traffic Exchange