Në Zhulat, një zonë me traditë në krijimin e instrumenteve të barinjve, Ministria e Kulturës mbështeti eventin e veçante, i cili synon promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale. Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore ka ndërmarrë iniciativën për Dokumentimin, regjistrimin e Dijenive të Mjeshtërisë së Punimit Tradicional për një nga instrumentet më të lashtë muzikore të popullit tone: Cylen Dyjare.