Fiks Fare, 26 Shtator 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

2016-10-27 0

Abuzimi nga tatimoret

Në Fisk fare erdhi dhe u ankua një qytetar për veprimt e një grupi inspektorësh të tatimeve
Pronari i një thertoreje Rushit Azemi në Institut (Kamzë) tregon se kishte hapur dyqanin e tij në një kohë kur ishte i bllokuar nga shteti. Ai pranon se po punonte në të zezë. Tregon se i erdhën 4 inspektorë të tatimeve në dyqan. Përgjegjësi i grupit i kishte thënë se gjoba minimale ishte 2 milionë lekë ?Gjobën më thanë e ke 2 miljon lekë, për ta mbyllur këtë ti e kupton vetë. Unë e kuptoj sa është ajo, sa sillet qe të dini një gjë 50 000 lekë të miat kam në xhep. Atëhere ata u shtremberuan kur ju thashë 50 000 lekë dhe e rriten tek 200. Mirë ju thashë do shkoj ti ngjej borxh dhe tua sjell. Bëni një xhiro dhe hajdeni më von dhe ata e pranuan. Atëhere unë mendova sepse nuk kemi kujt ti drejtohemi tjetër lajmërova ata punonjësit e Fiksit Erdhi një djalë, përgjëgjësi dhe një burrë dhe një djalë ndejjten (tek makina), njërin e sollën i cili është edhe i filmuar. Morën atë 200 mijë lekë dhe ikën. Ai tregon qe Brenda nje afati kohor prej 2 vjet e gjysem aktiviteti i tij eshte mbyllur tre here.
Pronari i therores i jep 200 mije leke te vjetra inspektorit
Fiksi: mbaji. Degjo. Inspektori: sa ke ketu? Fiksi: 50 ?(po numeron leket) Inspektori: bjeri. bjeri ska gje mos i numero fare. Fiksi: degjo, ka ndonje problem me ato tashti? Inspektori: jo jo. Fiksi: se ajo gruaja eshte tregu shume zemer mire me thene te drejten. Po me ate pergjegjesin? Inspektori: me ke? Fiksi: me ate ca eshte ai shefi juaj. Inspektori: jo jo mos ki merak fare. Mos e vrit mendjen. Fiksi: se per zotin. Inspektori: jo jo. Une te thashe qe qepare. Une i jam vene vete asaj pune, a me kupton? Ato vrejn formen. Fiksi: ajo gruaja u tregua shume zonje, u tregua rob i mire, une ja shpjegova asaj qe nuk kam patur mundesi, vertete nuk kam pas mundesi. Tashti ju ne fund fare e beni vet ate punen tuaj po te pakten mos me ngacmojne here tjeter. E ke parasysh. Hajd gjith te mirat shoku te fala atyre. Mirupafshim.

Free Traffic Exchange