Një tjetër bllok i rikualifikuar banimi, në rrugën ?Fadil Rada?, i është shtuar Tiranës. Tetë mijë banorë pranë zonës që njihet si ish-ATSH-ja, tashmë kanë ambiente çlodhëse, lulishte, një kënd lojërash për fëmijët dhe transformim të plotë të infrastrukturës rrugore e nëntokësore.