Firma luksoze britanike e veshjeve ?Burberry? pati një risi në javën londineze të modës: për herë të parë, kompania solli një koleksion ?e sheh, e merr? me veshje si për femra, ashtu edhe për meshkuj. I gjithë koleksioni është tani në shitje në mbarë botën përmes rrjetit të dyqaneve, por edhe atij dixhital të ?Burberry?-t, që merr porosi online nga 100 vende të globit.