Ju mendoni se vajzat nuk tradhtojnë, aq më tepër lesbiket? E keni gabim, ato tradhtojnë dhe si "dreqi" madje!
Një vajzë, nuk bëhet me dije se ku, e zhgënjyer nga e dashura e saj, pasi i kishte zbuluar bisedat në Facebook me dikë tjetër, vendos t'i bëjë një lojë që ta mbajë mend për gjithë jetën. Ajo i dërgon lule, çokollata dhe ëmbëlsirën e lë për në fund.
Me një telefon në dorë, e merr të dashurën e saj, e çon tek makina dhe aty i tregon bisedat që ka bërë me dikë tjetër në Facebook dhe madje pas makinës ndodhet edhe vajza, me të cilën e kishte tradhtuar.
Në fund të videos, ajo irritohet dhe largohet gjithë nerva, ndërsa të dyja vajzat të kënaqura që e arritën qëllimin e tyre, hanë çokollatat që iu ngelën në dorë