Denisa Onjea është një 25-vjeçare që jeta e ka vënë përballë një vështirësie të madhe. Ajo nuk shikon dhe në çdo kohë duhet të ketë me vete një shoqërues. Për të, frika më e madhe është të dalë e të shëtisë e vetme dhe e pashoqëruar në rrugët e kryeqytetit.