Merret në mbrojtje biznesmeni që denoncoi Shullazin

2016-10-24 12

Ylvi Beqja është biznesmeni që ka denoncuar Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarë të grupit të tij për dhunë, kërcënim dhe shantazh, për t?i zhvatur shuma të mëdha parash.

Biznesmeni është marrë në mbrojtje nga policia, pasi ka pranuar të bashkëpunojë dhe të tregojë rastet kur është kërcënuar nga Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi dhe dy të arrestuarit e ditës së enjte, Endri Qyqja dhe Endri Zela.