Stop - “Rilindja” e arsimit ne Devoll me dokumenta e nota false! (12 tetor 2016)

2016-10-24 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Problemet me ?Rilindjen? e arsimit nuk kane te sosur. Kamera e ?Stop? eshte ndalur ne Devoll, pas nje sinjalizimi, se drejtori i zyres arsimore Alban Fetolli ka falsifikuar dokumenta e lista notash per te fituar kete post. Ai vete dhe drejtori i DAR Korce Kico Grabocka, e mohojne kete fakt. Por ?Stop? siguron listen e notave te tij dhe konkurenteve te tjere, duke nxjerre bllof zyrtaret dhe procesin e perzgjedhjes.

Kronika e plote:
Kamera e ?Stop? është ndalur në Devoll, pas një sinjalizimi, se drejtori i zyrës arsimore Alban Fetolli ka falsifikuar dokumenta e lista notash për të fituar këtë post. Ai vetë dhe drejtori i DAR Korcë Kico Grabocka, e mohojnë këtë fakt. Por ?Stop? siguron listën e notave të tij dhe konkurentëve të tjerë, duke nxjerrë bllof zyrtarët dhe procesin e përzgjedhjes.
Ja si shprehet Alban Fetolli gjatë intervistës për emisionin ?Stop?:
Po është e vërtetë që unë kam konkuruar në Drejtorinë Arsimore në Korçë, në janar të vitit 2014. Ndërsa për pjesën që ju po më prezantoni është pjesa juaj. Dokumentacioni është çuar tek DAR ? i i Korçës, ju mund të vini të verifikoni çfarë dokumentash kam dorëzuar unë atje.

Ndërkohë drejtori i DAR Korcë, Kico Grabocka, në lidhje me këtë ngjarje shprehet:
E njohur nga drejtoria jonë, çështja e zotërisë në fjalë, që është përgjegjësi i zyrës arsimore Devoll, zotit Fetolli, që në fillesat e konkursit ne kemi hasur një problematikë të tillë dhe përveç dokumentit origjinal, që ai i ka bashkangjitur dosjes së tij të konkurimit, drejtoria ka marrë menjëherë masat për të bërë verifikimet e saj dhe me bindje ju them, që në atë kohë ne zyrtarisht kemi kërkuar pranë ?Fakultetit të Gjuhëve të Huaja?, degës së Anglishtes, listën e notave, të zotit Fetolli dhe ne e kemi prezente këtë listë, që e vëmë edhe në dispozicionin tuaj, se çfarë ka ndodhur me zotërinë në fjalë. Pasi ne u siguruam që dokumenti në origjinal nga ai që zoti Fetolli ka paraqitur nuk kishte ndryshime, pra siç thatë ju falsifikim, vazhduam procedurat e konkursit për janarin e 2014.

Një tjetër detaj që hedh hijet e dyshimit për këtë vërtetim të falsifikuar është se në atë periudhë, kur u bë mediatike edhe ky vërtetim fals, zoti Fetolli u pezullua për një kohë të caktuar nga posti.
Por kush ishte motivacioni i pezullimit të Z. Fetolli?
Ai jep një pretendim ndryshe nga Z. Kiço Grabocka, pra kanë mendime të ndyshme sa i përket pezullimit nga posti në atë periudhë.


Gazetari: Kush ishte shkaku i hapjes së këtij procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative?
Alban Fetolli: Thjesht ndërprerja padrejtësisht e punës, pra ndërkohë që unë ndodhesha në trajnim ishte marrë një vendim për zëvendësimin tim, për shkak të largimit tim.
Gazetari: Nga kush?
Alban Fetolli: Nga DAR-i Korçë.
Gazetari: Ndonjë motivacion në këtë letër?
Alban Fetolli: Jo, ndonjë motivacion nuk më është dhënë.

Nërkohë drejtori i DAR Korcë,...

Free Traffic Exchange